Rudina Dembacaj ka marrë sot dhuratën më të veçantë mund të themi. Marku e ka surprizuar Rudinën me një letër ku i shpreh dashurinë dhe në fund zbulon dhuratën e madhe.
Marku ka hapur një restorant të dytë për Rudinën teksa i shprehet mirënjohës për dashurinë që i dhuron çdo ditë.
“Falë Zotit sot jam i bekuar që je gruaja ime dhe mund të të shoh çdo ditë, të të mbush me puthje e përqafime, të të them sa shumë të dua. Jam burrë me fat që të kam ty, jam i lumtur që bashkë mund të çajmë mallet dhe energjia jote do na ngre të dyve peshë. Jammirënjohës çdo ditë ndaj dhurata ime sot është një tjetër hap i përbashkët”, shkruan ndër të tjera Mark në letrën që e ka përlotur Rudinën.