Një koment i Julit gjatë puntatës së djeshme të “Përputhen”, nxiti debat në studio. “Je si vaj Borshi”, i tha Juli Sindit, e cila u ndje shumë e ofenduar dhe kërkoi që konkurrenti të largohej.
“Ky është koment s*ks ist, mbylle gojën, mos guxo t’i bësh më këto komente para një femre. Atë vajin e Borshit ta tregoj unë ty. More vesh?! Kërko falje”, i tha Sindi.
“O unë, o ti në këtë studio”, tha ajo përpara se situata të nxehej më keq kur Mevlani ndërhyri. Në këtë moment Sindi u çua nga karrigia dhe shkoi drejt Mevlanit për ta g od itur. Në fund ajo doli e prekur nga studio.
Opinionisti Arjan Konomi pas sk andalit që ndodhi u shpreh se shaka e Julit ishte e pavend dhe se disa shaka duhen bërë në momentin e duhur dhe me njeriun e duhur. Ndërkohë në rrjete sociale, Arjani e ka ironizuar hapur Sindin në një video ku shihet në një fabrikë vaji ulliri.
“Edhe unë bëj vaj shumë shumë të mirë. Prit se nuk më kujtohet si i thonë vajit në këtë rast?!”, shkruan opinionisti si një thu mb ndaj Sindit.