Në puntatën e sotme në emisionin e njohur të përputhjes së çifteve, u transmetua takimi i radhës mes Ledjanës dhe Mevlanit.
Por, xhelozia mes treshes Mevlani, Antonela, Ledjana siç duket nuk ka të mbaruar. Mevlani dhe Ledjana u shprehën se të dy nuk kanë siguri tek njëri-tjetri, ndërsa Mevlani shtoi më shumë pikëpyetjet, pasi tha se i kishte pëlqyer shumë puthja e Antonelës ditën e dielë.
Më konkretisht, Mevlani u shpreh se: Normal që më pëlqeu, se më puthi në buzë jo në kokë. Gjithashtu, ai ftoi Antonelën në një kërcim, ndërsa nuk munguan përqafimet dhe puthjet në qafë. Në këtë moment, Ledjana u kthye me karrige mbrapsht për të mos i parë gjatë kërcimit.