“Love Story 2” do të ketë një tjetër strukturë. Këtë e ka zbuluar Alketa në një intervistë të shkurtër për “Daily Love Story”.
Alketa tregoi se në sezonin e dytë, nuk na pret vetëm një protagonist, por dy, një djalë dhe një vajzë.
“Këtë sezon do doja të kishim pasur dy protagonistë, Saimirin nga njëra anë me vajzat dhe nga ana tjetër të ishte një vajzë me 10 djem. Kështu mendoj se do të jetë sezoni tjetër. Me një vajzë dhe një djalë në fron dhe secili do të ketë pretendentët e vetë”, tha Alketa.
E pyetur se sa e lumtur është me realizimin e spektaklit, moderatorja u përgjigj: “Mendoj se shoqëria shqiptare nuk ishte 100% gati për një format si ky, për ta pranuar si mentalitet. Jemi munduar të ruajmë elegancën dhe modelin e mirë të një show si ky. Ka shumë gjëra që mund të përmirësohen në edicionin tjetër dhe ne i kemi nxjerrë përfundimet tona.”