Rozë

(Video) Rudina Magjistari jep lajmin e keq: Jam infektuar me Covid-19, ja kush do vazhdon me emisionin





Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është infektuar me Covid-19 dhe këtë e bëri të ditur sot gjatë emisionit që e ka prezantuar nga shtëpia e saj. Përmes një lidhje me Skype Rudina tregon se në fillim është infektuar bashkëshorti i saj dhe më pas simptomat i janë shfaqur edhe asaj. Ende nuk e ka bërë tamponin, por është e qarte se simptomat që ka, tregojnë se mund të jetë dhe ajo pozitive.

Image result for rudina magjistari

“Përshëndetje të dashur miq, sot ndryshe nga çdo herë tjetër në programin tonë, ju përshëndes nga shtëpia ime. Jam në një kënd këtu të improvizuar për të bërë një lidhje me ju drejtpërdrejt nëpërmjet Skype pasi e kisha të pamundur që sot të vija në studio. Pse do thoni ju, e nuk ka arsye tjetër përveç Covidit. Mesa duket ishte momenti për ta pasur unë radhën për të kaluar Covidin.

Në fakt me thënë të drejtën tamponin nuk e kam bërë ende, por simptomat janë bërë shumë të qarta, për më tepër që në familje, bashkëshorti im dje ka rezultuar me tampon me Covid kështu që duke presupozuar që mund ta kem dhe unë preferova të marr menjëherë masat, të izolohem dhe ndërkohë në ditët në vijim të bëj tamponin. Sigurisht që kam filluar mjekimin me mjekun infeksionit Gentian Stroni, kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me të dhe kam rastin ta falenderoj dhe përshëndes sepse ka qenë gjithmonë i gatshëm për të më ndihmuar me këshillat dhe sugjerimet e tij.






MË TË LEXUARAT

To Top