Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se si individ që ka jetuar në Tiranë dhe është integruar në shoqërinë e tyre,kur futet në atë identitet kosovarët i sheh si bud allenj e të trashë.
Spahiu thotë se një konstatim të tillë për kosovarët e jep në momentin kur futet në identitetin shqiptar.
Ai ishte i ftuar në një debat i cili kishte temë kryesore bashkimin kombëtarë, Spahiu kishte treguar se si i sheh kosovarët pasi ai është integruar në Tiranë.
“Unë si njeri i integruar në shoqërinë shqiptare , meqë kam qenë profesor universiteti në Tiranë, e kryeredaktor i gazetës më të madhe në Shqipëri, kam krijuar identitet të dyfishtë. Kur futem në identitetin shqiptar, kosovarët më dukën naiva, të trashë e budallë. Dhe kur e mendoj unë që jam lindë e rritë në Kosovë, paramendoni se si ju konsiderojnë të tjerët.” , ka thënë Spahiu.