Familja Ademi nga Skroma e Vushtrrisë jeton në gjendje të rëndë ekonomike. Kryefamiljari Hajdin Ademi vuan nga sëmundja e zemrës dhe veshkave, teksa kushtet ekonomike thotë se ia rëndojnë edhe më shumë gjendjen.
Edhe më vështirë për të është pasi biri i tij Sylejmani vuan nga epilepsia, sikur edhe mbesa e tij shtatëvjeçare.
Ata mbesin gjallë me ndihmë sociale, ndërsa shpresën e vetme se do t’iu bëhet një qare kjo familje tani e ka tek njerëzit e vullnetit të mirë për të siguruar një strehë më të sigurt për ta.
Ata që dëshirojnë ta ndihmojnë këtë familje mund ta kontaktojnë zonjën e shtëpisë, Lumnije Ademi, në numrin e telefonit: 049 207 864.