Ministria italiane e Shëndetësisë njoftoi sot një for cim të mas ave në tre rajone për të luf tuar epid eminë COVID-19.
“Rajoni i Campania-s, që përfshin Napolin, Emilia-Romagna-n me qendrën e saj administrative, Bologna, si edhe Molise, do të lëv izin nga kategoria “e verdhë” (me rrezik të moderuar) në kategorinë “portokalli” (me rre zik të mesëm) nga e diela”, specifikoi ministria.
Kjo nënkupton mbylljen e bareve dhe restoranteve, që mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:00 në rajonet “e verdha”, raporton ATSh.
Gjithashtu, nënkupton edhe kufi zime shtesë udhëtimi, sipas të cilave banorët në rajonet “portokalli” nuk mund të larg ohen nga komuna e tyre e banimit, përveçse për arsye profesionale ose në rast urgj ence.
Deri më tani, vetëm pesë nga njëzet rajone, përfshirë Toskanën dhe Umbrian në qendër, janë “portokalli”, ndërsa pjesa tjetër e Italisë është “e verdhë”.