Në puntatën e sotme të “Përputhen Prime” u zhvillua një debat i ashpër rreth Sindit dhe Julit. Megjithatë, e gjitha u mbyll me një kërkim faljeje nga ana e Sindit.
E përlotur, konkurrentja kërkoi ndjesë publike për ekzagjerimin e ngjarjes dhe për të sharat kundrejt Julit.
“E kam thënë dhe në Instagram që kërkoj falje për ekzagjerimin, që do të thotë dhe për të sharat që i kam bërë Julit sepse normalisht nuk janë në rregull. Ju kërkoj shumë falje dhe djemve që janë prekur prej debatit tim”, tha ajo e prekur.