Dyshja më e përfolur në Përputhen ka qenë pa dyshim Bearti me Tean. Vijojnë të jenë ende të freskëta debatet që shkaktuan disa foto të tyre në krah të njëri-tjetrit dhe duke u puthur.
Skanadali ishte pikërisht fakti se pak ditë para se të publikoheshin këto foto, Tea pati deklaruar se ishte përputhur me Andin, madje bënë edhe adetet siç duhet duke shpërndarë llokume në studio.
Por gjithçka u rrëzua poshtë pasi Tea publikoi fotot me ish-konkurrentin kosovar Beart Rexhepi. E ndërkohë, përtej zhurmës dhe debatit që shaktuan, çifti duket se po e shijon më së miri romancën e tyre.
Së fundi Bearti ka postuar një video në Instagram nën shoqërinë e Teas. Në postim ai shkruan: “Më pëlqeve që herën e parë që hodha sytë tek ty. Unë thashë: “Ajo është një T igër, më përket mua”.