Koronavirusi vijon të marrë jetë në vendin tonë pasi. Ditën e sotme ka humbur jetën një grua 30-vjeçare e cila ishte e infektuar me Covid-19.
Sipas FaxNews gruaja 30-vjeçare me origjinë nga Elbasani ishte shtatzënë kur u infektua. Mësohet se ndaj nënës është ndërhyrë që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar. Por edhe pas ndërhyrjes për të shpëtuar fëmijën i cili gëzon shëndet të plotë, nëna nuk ka mundur që të qendrojë në jetë, për shkak të kompl ikacioneve që ka shfaqur pas infektimit.
Ndërkohë pak më herët u raportua për një 17-vjeçar nga Tepelena që kishte humbur jetën pasi ishte infektuar me Covid-19.