Sindi u rikthye mbrëmjen e kaluar në emision një javë pasi u pe zullua për shkak të debatit që pati me Julin dhe Mevlanin. I gjithë debati nisi pas një komenti nga Juli i cili e krahasoi Sindin me vajin e Borshit, por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak kësaj të fundit e cila debatoi me tone të ashpra dhe u largua nga emisioni.
Mbrëmjen e kaluar gjërat u sqaruan dhe Sindi i kërkoi falje Julit, produksionit dhe djemve të programit. Pas transmetimit të emisionit, Sindi iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, ku sigurisht i kanë përmendur edhe batutën e vajit ekstra të virgjër të Borshit, prej të cilës nisi gjithçka.
Një nga ndjekësit i shkruajti Sindit “Ckemi virgjëreshë” dhe kjo vendosi të lërë pas gjithçka, duke ia kthyer thjesht me një batutë.
Heyyy jam ekstra e virgjër, vaj Borshi.. po më ofendon tani.