Lajme

Rrëqeth shqiptarja: Kunati na ka nxjerrë nga shtëpia, ka inat se kam lindur djalë ai ka 3 vajza





Një 39-vjeçare nga fshati Dushk i Belshit ka rrëfyer peripecitë për vite me radhë me kunatin e saj, për shkak të shtëpisë së vjehrri i saj ua ka lënë trashëgimi.

Me Zemer Te Hapur - YouTube

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, 39 vjeçarja tregon se martua në një familje me tradita dhe u përkujdes për prindërit e bashkëshortit dhe si mirënjohje mori shtëpinë e tyre.

Por, 4 vite pas ndarjes nga jeta të vjehrrit, kunati i saj 44-vjeçar do që t’i marrë shtëpinë dhe për këtë e ka kë rcë nuar dhe ofenduar disa herë. Madje 39-vjeçarja ka marrë ur dhër mb ro jtje ndaj tij.

Pjesë nga intervista: Evis Ahmeti: Vetëm njëri nga fëmijët e vjehrrit kërkon shtëpinë?

Gruaja: Po. Vjehrri në fillim rrinte me kunatin. Ata e lanë në mes të rrugës. Unë u përkujdesa. Ata asnjë kafe si dhanë. Ai më ishte mirënjohës. Më tha sa të mbyll sytë do rri me ty. Unë e kam pleqëruar, e kam trajtuar si babain tim.

Evis Ahmeti: A e dinte ai testamentin?

Gruaja: Po e dinte. Të gjithë fëmijët e dinin dhe e pranuan që vjehrri na i fali ne shtëpinë. Kunati ka shtëpinë e tij, por sërish dëshiron gjysmën e shtëpisë time.

Evis Ahmeti: Pse kunati e ka konfliktin me ty dhe jo me të vëllanë?

Gruaja: Sepse burri im është emigrant pa dokumente. Mua më thotë ti nuk ke burrë. Ai nuk flet me burrin tim. Na mori inat sepse ne lindëm djalë dhe vjehrri i thoshte trashëgimtar. Ai ka vetëm 3 vajza. Mi ka bërë fëmijët me ten sion. Më ka thyer xhamat e shtëpisë. Nuk është jetë kjo.

Belësh/ Kryebashkiaku i Belshit, kopjon Erion Velinë





MË TË LEXUARAT

To Top