Tre ditë më parë, ish-konkùrréntja e “Për’Puthen”, Melisa Lleshi, publikoi këngën e saj të parë duke realízuar kështu ëndrrën që mbante në sirtar prej 7 vitesh.
Projekti i parë në muzikë i Melisës u titullua “U kry”, projekt ky që u realízua nga Diez Production, me menaxher Bini Nebihun. Brenda 24 orëve, “U kry” arriti 1 milion klikime në Youtube, të cilat vijnë duke u shtùar çdo ditë.
Ky ishte një sukses i jashtëzakonshëm për ‘këngëtaren’ e re, e cila ka marrë gjithashtu një lumë krítíkash. Ka prej atyre që s’kanë besuar në talentin e Melisës dhe e kanë akùzuar për autotune, duke vérshuar në komente me këto akùza.
“Ka aq shumë autotune saqë zëri i Melisës është ndryshuar në 80%”, shkruan komentuesi. Të tjerë gjejnë rastin t’i shoqërojnë me nota humori krítíkat e tyre.
“Un: Sa super ka kënduar Melisa Autotune: Po unë këtu”, shkruan një tjetër komentues.
Kështu, Melisa s’ka duruar më gjatë dhe i është përgjigjur me një video të gjitha komenteve ku akùzohet për autotune. Ish-konkùrréntja e “Për’Puthen” ka ndarë një video nga studio muzikore ku dëgjohet duke kënduar live, ndërsa ky moment është filmuar gjatë ditëve kur ajo përgatiste projektin e saj.
“M’bëj pak autotune në këndimin live o Bini Diez”-ka shkruar ajo. Për më tepër, dëgjojeni vetë.