Rozë

Nuk e zgjodhi edhe pse e kishte puthur dhe u tha dhe se fjetën bashkë, Generda habit me fjalët për Saimrin dhe Merin: Unë do kthehem në Gjermani!





Generda ishte vajza që shkoi në finale por nuk ishte e zgjedhura e Saimirit, protagonistit të “Love Story 1”. Mes emocionesh Generda ka folur në një intervistë për programin “Daily Love Story”, pas elimi nimit.

Saimiri dhe Generda cift jashte, kane ardhur te aktrojne ne Love Story - YouTube

Veç të tjerash, ajo u ka uruar shumë fat Merit dhe Saimirit, teksa u shpreh se nuk e priste të eli minohej.

Si e përjetove eli minimin? Me thënë të drejtën nuk e prisja sepse kemi kaluar shumë bukur dhe siç e kam thënë edhe më parë Saimirin e kam ndjerë në të vërtetë. Me aq sa kam kuptuar unë më kishte ndjerë dhe Saimiri, por paskam kuptuar gabim. Por është çështje zemre. Shpresoj ta ketë bërë këtë zgjedhje me të vërtetë me zemër dhe shpresoj të jetë i lumtur.

Ke ndonjë pendesë? Jo sepse çdo gjë që kam bërë e kam bërë sepse kam dashur ta bëj dhe nuk kam asnjë pishman.

Çfarë do t’i thush Saimirit dhe Merit? Shumë fat!

Ti çfarë do të bësh tani? Unë do të pres biletën këtë javë, do kthehem në Gjermani tek shoqet e mia, te familja ime dhe kaq.

Çfarë mori Generda nga Love Story? Shumë vlera të reja që më bënë të rritem. Siç e pati thënë edhe Xhesi kjo ka qenë vërtetë një shkollë e Vera Grabockës, sepse kemi mësuar shumë gjëra.





MË TË LEXUARAT

To Top