Leximi

Këtë dele nuk e kishin qethur prej vitesh, do habiteni se sa shumë lesh kishte





Një dele e eg ër dhe e sëmurë e gjetur në një pyll në Australi, e quajtur Baarack nga ekipet e shpëtimit, ka dhënë pas qethjes, lesh me peshë më shumë se 35 kilogramë – gati gjysma e peshës së një kanguri të rritur – pasi u qeth për herë të parë pas shumë vitesh.

Image

Delja u gjet nga një qytetar që kontaktoi Sanctuary Farm Mission Edgar pranë Lancefield, Victoria, rreth 60 kilometra në veri të Melburnit, sipas Kyle Behrend të Misionit.

“Delet duhet të qethen të paktën çdo vit përndryshe leshi vazhdon të rritet dhe rritet, siç ndodhi këtu,” tha Behrend.

Pas qethjes së saj shumë të nevojshme, Behrend tha se leshi i Baarack peshonte 35.4 kilogramë.

Image

Image





MË TË LEXUARAT

To Top