Edi Rama është prej tetë vitesh kryeministër i Shqipërisë dhe kërkon një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Rama ka pasur një karrierë të larmishme përpara përfshirjes në politikë. Ai ka qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, publicist si dhe autor i dy librave; “Refleksione” së bashku me Ardian Klosin dhe “Kurbani”.
Përfshirja e Edi Ramës në jetën publike dhe politike zë fill me lëvizjen e viteve ‘90 që rrë zoi regjimin komu nist në Shqipëri, ku ai ishte një ndër zërat e spikatur publikë. Pas një largimi disavjeçar jashtë Shqipërisë, Rama hyri në politikë si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e kryeministrit Fatos Nano në vitin 1998.
Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2000 dhe e drejtoi kryeqytetin për 11 vite radhazi. Ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste në vitin 2005 dhe e drejton atë prej 16 vitesh.
Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së kryeministrit Edi Rama nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kon trollit të Pasurive dhe Kon fliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.
Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Rama deklaron pasuri me vlerë 6 milionë lekë dhe deri në fund të vitit 2018, pasuria familjare ka shënuar rritje me 16 herë, duke kapur vlerën e 100 milionë lekëve.
Në fund të vitit 2018, pasuria familjare e Z. Rama përbëhet nga 73 milionë lekë pasuri të patundshme, 17.2 milionë lekë likujditete bankare, huadhënie prej 9.7 milionë lekësh, automjet me vlerë 400 mijë lekë si gjendje cash prej 182 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 94.3 milionë lekë, nga të cilat paga e Z.Rama është në masën 27% dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortes 38%. Rreth 16% e të ardhurave kanë si burim qiratë, 9.5% punën artistike të Z.Rama dhe shitjen e librit “Kurban” si dhe 8% kanë si burim të ardhurat e krijuara nga i biri nga shitja e veprave të artit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.