Blendi Fevziu është një ndër moderatorët shqiptarë më të komentuar. Ai është vazhdimisht në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij të forta, për zhvillimet më të fundit në vend.
Mirëpo kur vjen puna tek jeta private, Blendi tregohet më i rezervuar dhe preferon ta mbajë larg syrit mediatik.
Ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një foto e moderatorit ku ai shfaqet në krah të babait dhe motrës së tij. Mësohet se fotoja është realizuar në vitin 2014 në Stamboll.