Ditën e djeshme ka ndërruar jetë nga COVID-19 bashkëshotrja e neuropsikiatrit të Elbasanit, Hyqmet Shqerra, pa kaluar ende tre javë nga vd ekj a e këtij te fundit.
Hyqmet Shqerra, v diq në spital në 11 shkurt të këtij viti nga Covid 19 në moshën 81-vjeçare, ndërsa dje ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare edhe gruaja e tij. Ka qenë djali i mjekut që ka ndarë me të gjithë miqtë lajmin e hidhur.
Mesazhi i djalit:
Lamtumire mama.Tani je afer burrit tend te jetes qe aq shume e ke dashur dhe respektuar. Dashuri idilike e juaja. Nuk mundet te rrinit te ndare per shume kohe. Me keni lene uraten te dy dhe do te me mbroni e drejtoni nga lart duke qene engjejt e mi mbrojtes.
Premtoj qe do ndjek gjurmet tuaja e do mbaj lart emrin e babait dhe te mamase siç me keni edukuar ju me dashuri me pune me respekt me fisnikeri me ndershmeri me perulesi e me vete permbajtje. Ju qofte dheu i lehte te dyve!