Lajme

Dhimbje e madhe! Covid-19 i merr jetën mësuesit shqiptar, la jetim tre fëmijë





Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz në Berat ka gjetur vde kjen nga Covid-19. Gazetari i ABC, Artan Diko raporton se 58-vjeçari Gëzim Shkoza, pasi kishte shfaqur shenja të prekjes nga virusi ishte shtruar fillimisht në repartin Covid-19 në spitalin rajonal të Beratit.

Baba i 3 fëmijëve, COVID-19 i merr jetën drejtorit të shkollës në Berat -  Abc News

Pas përkeqësimit të shëndetit të tij një javë më parë, ai u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Mësohet se tre ditët e fundit Shkoza ishte në int ubim dhe megjithë përpjekjet e mjekëve nuk arriti ta mposhtë dot sëmundjen dhe v diq mëngjesin e sotëm.

Gëzim Shkoza, babai i tre fëmijëve jetonte në Karkanjoz ku edhe usht roi prej më shumë se 30-vitesh profesionin e mësuesit, ndërkohë që 5-vitet e fundit ishte emëruar drejtor i shkollës 9-vjeçare të fshatit.

I shtruar prej disa ditësh te Covid 2, ndërron jetë drejtori i një shkolle  në Berat (EMRI) – FaxWeb





MË TË LEXUARAT

To Top