Lajme

Ai ka bërë të mira të mëdha për popullin tonë, 9-vjeçari shqiptar i shkruan Biden: Të lutem President se dua të mësoj…





Një fëmijë 9 vjeç nga Kosova i quajtur Diell Sadriu i ka shkruar një letër presidentit të SHBA-ve Joe Biden, në të cilën i kërkon mbështetje për të mësuar më shumë rreth SHBA-ve.

Në letrën drejtuar Biden vogëlushi shprehet se do të dëshironte të dinte më shumë për historinë, trashëgiminë dhe sportin në Amerikë. Letrën e ka bërë publike ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Një nxënës i klasës së tretë, nëntë vjeç nga Kosova i shkruan një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden duke kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë rreth SHBA-së në shkollë. Nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo”, shkruan ajo.

Letra e shkruar nga 9 vjeçari, Diell Sadriu: I dashur Z. Biden, Shkëlqesia juaj, i dashur Z. President

Shpresoj se jeni mirë dhe keni pasur një fillim të mirë në Shtëpinë e Bardhë. Emri im është Diell Sadriu, jam nga Kosova, Prishtina. Jam 9 vjeç dhe jam në klasën e tretë në British School of Kosova.

Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, sportin, trashëgiminë amerikane, etj.

Pres të marr përgjigje nga ju së shpejti, me urimet më të mira, Diell Sadriu“, shkruan ai.





MË TË LEXUARAT

To Top