Leximi

E thotë studimi, ja përse ata që kanë motra janë më të lumtur dhe kanë më shumë fat: Bekim nga Zoti





Në shumë mënyra, të pasurit motër është si të pasurit një shoqe të ngushtë me të cilën e ke fatin të jetosh në të njejtën shtëpi. Apo jo?

Now even science says having a sister is good for you - Times of India

Në rregull. Ndoshta jo. E vërteta është se kjo nuk na duket çdoherë kështu duke pasur parasysh faktin se me motrat shpesh mund të zihemi edhe për gjërat më të vogla. Veç tani për një moment, mund t’i numëroj 2,364,721 raste kur motra ime ka marrë diçka timen, më ka fajësuar për diçka gabi misht ose thjesht ma hanë shpirtin në përgjithësi.

Por, krahas gjithë kësaj, megjithatë e duam shumë njëra tjetrën. Plus, tani jemi të rritura, e kemi kaluar fazën e argumenteve të kota. Tani, kemi veç miqësië të ëmbël (të shumtën e kohës).

Dhe e di çfarë? Është ndjenjë shumë e mirë. Kështu që, nuk është e çuditshme që një studim i kohëve të fundit ka pohuar se njerëzit që kanë motra janë në përgjithësi më të lumtur dhe më optimist se ata që nuk kanë.

Këtë e kanë sugjeruar studiuesit nga Universiteti De Montfort dhe Ulster në Angli. Në një studim relativisht të vogël, i kanë pyetur 571 njerëz të moshës 17-25 vjeç pyetje të ndryshme për shëndetin e tyre mendor dhe botëkuptimin e tyre për jetën. Dhe e dini çfarë? Po, pra! Ata që kanë pasur motra kanë rezultuar si personat më stabilë emocionalisht.

Motrat nxisin komunikim më të hapur dhe më shumë kohezivitet në familje. Motrat e nxisin njëra-tjetrën të jenë më të hapura dhe të flasin për ndjenjat e tyre. Dhe, studiuesit besojnë se kështu arrihet shëndet më i mirë mendor. Përveç kësaj, me motrën jeni absolutisht të lira të bëni gjëra të çmendura së bashku.

Curious Kids: why does my older sister not want to play LEGO with me  anymore and stays in her room?





MË TË LEXUARAT

To Top