Rozë

Pasi fitoi milionat nga ndarja, gruaja më e pasur në botë martohet me mësuesin





Miliarderja MacKenzie Scott, është martuar me një mësues shkencash në shkollën e fëmijëve të saj, dy vite pas di vo rcit nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

MacKenzie Scott gives away $4.2bn in four months - BBC News

Scott është një nga gratë më të pasura në botë dhe ka dhënë për bamirësi më shumë se 4 miliardë dollarë nga pasuria e saj. Lajmi i martesës së saj me Dan Jewett është bërë i ditur nga një faqe interneti filantropike, Giving Pledge.

“Dan është një njeri shumë i mirë dhe unë jam shumë i gëzuar dhe i lumtur për të dy ata”, tha Bezos në një deklaratë për shtyp.

Scott, që sipas Forbes ka një pasuri prej rreth 53 miliardë dollarësh, ka deklaruar që më herët se ka si qëllim të japë pjesën më të madhe të pasurisë së saj për kauza të ndryshme bamirësie. Ajo ia ka dedikuar pjesën më të madhe të donacioneve të saj, organizatave bamirëse të drejtuara nga femra, bankave të ushqimit dhe kolegjeve për studentët me ngjyrë. Ajo ka qenë e martuar me Bezos për 25 vite dhe e ka ndihmuar në krijimin e Amazon në 1994. Ajo po ashtu është edhe autore e dy novelave. Në kohën e divorcit të tyre në 2019, Bezos ishte personi më i pasur në botë, me më shumë se 16 për qind të aksioneve të tij në Amazon.

MacKenzie Scott Becomes the Second-Largest Funder for Racial Equity |  Barron's





MË TË LEXUARAT

To Top