Rozë

Gëzim! Orinda Huta mund të jetë shtatzënë, fotografohet me barkun e rrumbullakosur





Në rrjet po përflitet se Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë. Këto aludime kanë nisur nga një video e publikuar nga moderatorja.

Ajo ka ndarë në Instastory një video ku shihet duke pozuar me qenushin e saj. Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marrë barku i rrumbullakosur, ku në një moment ka fokusuar dhe kamerën.

Ndjekësit kanë vënë re se përgjatë kohëve të fundit, Orinda është shfaqur e veshur me rroba të gjera. Ky është një detaj tjetër që shton aludimet se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël. Megjithatë çifti nuk kanë reguar ende.





MË TË LEXUARAT

To Top