Nëna e katër fëmijëve, Jennifer McKenzie, nga Bedfordshire i Britanisë së Madhe është shprehur se të gjithë habiten kur mësojnë se ka një fëmijë 18 vjeç.
Jennifer ka zbuluar se njerëzit mendojnë se ajo është motra e vajzës së saj adoleshente. Madje 38-vjeçares i është dashur të bllokojë në rrjete sociale shoqërinë e së bijës, që kërkonin të bisedonin me të.
Jennifer është nëna e Morgan, Sinead, Maya dhe Flynn, përkatësisht 18, 15, 8 dhe 7 vjeç. Jennifer e konsideron veten një mami “cool” dhe ka treguar se e ngac mojnë djemtë shumë më të vegjël në moshë se ajo.
“Ndonjëherë njerëzit më ngatërrojnë për 28-vjeçare. Kur dal me dy vajzat e mia të mëdha njerëzit thonë: ‘a është motra jote?’”, ka rrëfyer 38-vjeçarja për “Fabulous”.
Jennifer, e cila jeton vetëm me 4 fëmijët e saj, është në një lidh je dashurie. Ndërkohë kreditit për një bukuri dhe fytyrë pa rru dha ia jep ushqyerjes në mënyrë të shëndetshme, jogës dhe shëtitjeve me kalë.