Prej javësh në “Përputhen” është formuar një trekëndësh dashurie mes Ledjanës, Mevlanit dhe Antonelës. Mirëpo, kjo e fundit duket se ka hequr dorë.
Teksa një faqe në Instagram ka pyetur “Cili mendoni se do jetë çifti i parë që do përputhet dhe do dalin bashkë nga programi?”, vihet re komenti i Antonelës. “Ledjana, Mevlan”, ka shkruar ajo.
Siç duket Antonela është e bindur që Mevlani do të dalë nga “Përputhen” si partneri i Ledjanës. Nuk dihet arsyeja pse konkurrentja ka vendosur të heqë dorë kaq papritur, por pritet ta thotë gjatë programit.