Andi dhe Jasmina, të cilët kanë treguar se janë tepër të afërt me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbyer shpesh puthje, nuk flasin prej 5 ditësh.
Për këtë, Andi ka kërkuar një sqarim në studio ku janë pajtuar dhe i ka kërkuar takimin e tretë për të vijuar më tej njohjen e tyre. Andi: Më herët the që je shaka, bëhu serioz. Dua të të them që dukesh shumë mirë. A e ke në hamendjen tënde përse nuk të kam folur?
Jasmina: Jo, sepse ke gjithmonë shpjegime të çuditshme. Domethënë që ti merr f lakë kot. Nuk flet për një situatë të caktuar, por për gjëra që nuk t’i bëjnë për inat.
Andi: Unë thjesht jam tërhequr nga ty ose u ftoha pak. Ti të gjitha gjërat që i bën, gjestet në prapaskena i bën qëllimisht. Të paktën ashtu më duket mua dhe kur më duket kështu, acarohem dhe mërzitem, sidomos kur është personi që e ndjej ose që më pëlqen. Është dicka që e kam përmendur dhe ti prapë shko i bën ato gjeste. Jasmina: Mesa më ke njohur, çfarë tipi jam unë? Andi: Lista është e gjatë.
Jasmina: Çfarë tipi jam unë kundrejt njerëzve të tjerë? Andi: Tip shoqëror. Jasmina: Që nënkupton se fal shumë dashuri, qëndroj afër me të gjithë. Andi: I bën kastile dhe mua më shikon sepse pret reagim prej meje.
Jasmina: Ose mendoj për ty. Ti sa mbaron xhirimet, ia fut vrapit. Një person që të pëlqen i qëndron afër. Andi: Ndoshta ai është Princ, por princi i vërtetë për ty jam unë këtu. Jasmina: Më mungon mbrojtja Andi dhe kam nevojë për këtë. Ti bie pre e pr ovoki meve dhe duhet të ndryshosh.