Anakonda gjigante janë fotografuar në ujërat e lumenjve të Mato Grosso do Sul në Brazilin e larmishëm.
Nën ujë, ose në tokë, profesionistë të huaj që janë të apasionuar pas jetës së eg ër, çdo vit shkojnë në rajonin Bonito, 300 km nga Campo Grande, në kërkim të kafshëve të mëdha që kanë një gjatësi mbi 7 metra.
Sipas biologut Daniel De Granville, autor i imazheve , i cili punon në këtë aktivitet për t’i shërbyer një publiku specifik, gjithashtu synimi i tij është të sigurojë që anakondat të mos ndihen të kërcënuara.
Fotografitë që janë ribotuar në rrjetet sociale muajt e fundit, janë bërë virale në internet, ku anakonda në atë lloj madhësie ishin parë vetëm nëpër filma. “E bëj shumë të qartë për fotografët, që këtu nuk duhet afruar shumë me anakondat, aq më pak t’i prekësh ato, edhe për shkak të legjislacionit tonë. Nëse kafsha ndihet e pakëndshme, ekspedita përfundon në atë moment”, shpjegoi ai.
Fotografitë që tregojnë kaq shumë detaje të këtyre kafshëve, gjithashtu ndihmojnë në përparimin e kërkimit shkencor.