Rozë

Ai është në Gjermani, Meri konfirmon ndarjen nga Saimiri? Tha: Po e deshi fati do i kalojmë pushimet bashkë





U bënë disa javë që lidhja e tyre mbahet fort mes valësh telefoni, mesazhesh të dashuruarish që nuk përjashton edhe ndonjë hatërmbetje të vogël për ndonjë telefonatë a mesazh të pakthyer.

5 arsye të forta pse Saimiri duhet të zgjedhë Merin në finalen e 'Love Story'

Këto kusure të ëmbla që përjeton çdo lidhje në distancë. Meri Murrizi, bukuroshja fjalëpak që mori krejtësisht vëmendjen dhe cëm boi zemrën e Saimirit, protagonistit të Love Story vjen në të parin rrëfim ekskluziv për Bordo.al që pas përfundimit të spektaklit të dashurisë.

E ëmbël, e çiltër dhe fare pa dorashka, modelja simpatike shuan kureshtjen e publikut duke ju përgjigjur të gjitha pyetjeve që kanë patur prej përfundimit të Love Story.

Si vijon përditshmëria jote tani pas përfundimit të Love Story? Kisha vërtetë shumë nevojë për pak kohë që të qetësohesha pas atyre 3-muajve përpara kamerave, emocioneve të bukura dhe jo të bukura si dhe presionit të publikut. Këto ditë ja kam përkushtuar vetes sepse kisha nevojë për pak kohë t’i rikthehesha normalitetit. Ditën e kam shpenzuar më së shumti në shtëpi duke lexuar, duke bërë aktivitet fizik, duke kaluar pak kohë me familjarët e mi.

Cili është gabimi më i madh që ke bërë në LS? Mësimi që nxore nga ai gabim? Nuk mendoj se kam bërë një gabim pasi aty secili prej nesh tregoi veten ashtu siç realisht është!

Si po shkon marrëdhënia me Saimirin? Marrëdhënia me Saimirin deri tani po shkon shumë mirë, jemi në fazën e parë të njohjes së vërtetë përtej kamerave dhe po përpiqemi t’i kushtojmë kohë njëri tjetrin duke shkëmbyer mesazhe gjatë gjithë kohës dhe duke folur me kamera. Dua të permend edhe që një pjesë e publikut interesohen shumë për marrëdhënien tonë dhe mendojnë se ne nuk jemi bashkë, por thjesht kemi nevojë për pak privatësi.

A do i kaloni pushimet verore së bashku? Pushimet verore janë pak larg, nuk dua të bëj plane pasi jemi ende në fazën e njohjes, por nëse fati na do bashkë patjetër që bashkë do kalojmë pushimet verore.

Nuk qenkan ndarë/ Saimiri tregon anën e keqe të Merit, ia nxorri bojën fare





MË TË LEXUARAT

To Top