Prej disa ditësh po përflitet se Fjolla Morina është në pritje të ëmbël. Shkak u bënë fotot e fundit ku këngëtarja shfaqej me barkun e rrumbullakosur.
Këto thashetheme duket se i ka vërtetuar edhe Fisniku, i cili ka publikuar sot një video gjatë udhëtimit me avion, ku Fjolla shfaqet duke fjetur.
Mirëpo në sy bie barku i rrumbullakosur i këngëtares, e cila sapo Fisniku e thërret, hap sytë dhe vendos duart mbi barku ne saj.