Rozë

Bujar Qamili rrëqeth me rrëfimin: Kam qenë 21 ditë në koma nga Covid-19 në Itali, thashë se do ikja nga kjo botë





Mjeshtri i madh i këngës popullore Bujar Qamili i cili është një prej këngëtarëve më të preferuar të publikut ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku ka rrëfyer eksperiencë e tij me Covid-19.

BUJAR QAMILI - Kolazh Shkodran, 100 VJET MUZIKE - YouTube

Në muajin Dhjetor pasi përfundoi klipin e tij “Shokun tonë po martojmë” ai shkoi në Itali për të bërë një vizitë për ve shkat. Më pas ai u infektua me covid-19 dhe përfundoi në koma për 21 ditë.

“Unë erdha përdisa ditë pushimi në Itali. Unë kam kohë që vuaj nga veshkat, kisha infeksion. Në Itali shkova edhe për të bërë pak qejf, por pas disa ditësh fillova të kisha k rizë të fortë që rrallë herë më ka ndodhur. U shtrova në spital dhe qëndrova gati 10 ditë. Gjatë kohës që isha i shtruar në spital kam dëgjuar disa gazetarë, gazeta që thanë jo është infektuar me Covid-19, jo virusi etj etj. Faktikisht nuk është e vërtetë sepse unë në spital jam shtruar për veshka.

Meqë më erdhi rasti që të jap në një intervistë në një televizion kombëtar që shikohet nga e gjithë Shqipëria dhe Europa dua të përshëndes djalin tim që më qëndroi pranë dhe mjekët italianë të cilët ishin në dispozicionin tim”, është shprehur Bujar Qamili.





MË TË LEXUARAT

To Top