Ndonëse është lindur në Jordani, Jahja Alarnuti, me prejardhje shqiptar, di të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe.
Në një rrëfim të publikuar nga Kamil Bitis, Jahja Alarnuti, ka treguar se familja e tij është shpërngulur nga Ferizaj në Jordani në vitin 1904, ndërsa babai i tij ka qenë vetëm 13 vjeç në atë kohë.
Alarnuti, i cili thotë se në Kosovë ka pasur mbiemrin Gashi, ka vizituar Kosovën vetëm një herë në vitin 2006, ndërsa tregon se rrallë has në shqiptarë në Jordani.