Parisi është midis 16 rajoneve të Francës që do të futen në karantinë pas rritjes së ndjeshme të infektimeve.
Lajmi u njoftua nga kryeministri francez Jean Castex. Ai tha se Franca ishte në një valë të tretë për shkak të varianteve të koronavirusit. Shkollat do të qëndrojnë të hapura sipas masave të fundit, por të gjithë dyqanet jo të domosdoshme do të kërkohet të mbyllen. Izolimi do të zgjasë për një muaj.
Autoritetet franceze kanë bërë përpjekje të mëdha për të shmangur rivendosjen e masave më të rrepta, duke zgjedhur më parë bl lo kimet e fundjavës dhe shtetrrethimin natën në vend.