Mashkulli i fundit i mbij etuar i një fisi aborigjen në rajonet tropikale të Amazonës, ka humbur jetën nga koronavirusi, siç raportohet nga Brazili.
Aruká Juma, i fisit të njohur Juma, lë pas vetëm katër femra në fisin e tij, duke i dhënë fund kështu linjës së trashëgimisë. Udhëheqësi fisnor ishte rreth 90 vjeç dhe humbi jetën nga kompl ikacionet e Covid më 17 mars në spitalin e Pôrto Velho, në krahinë braziliane të Rondônia.
Për të arritur në spital ai lundroi dy orë me barkë, dhe më pas 100 km me makinë. Zoti Juma tregonte për fotografin Gabriel Uchida në 2016: “Ne ishim në numra të shumtë para se punonjësit e gomës dhe të drurit të vinin për të marr ë jetën popullin Juma. Asokohe ne, popullata Juma ishim të lumtur, ndërsa tani kam mbetur vetëm unë”.
Aruká ishte një nga të mbijetuarit e vetem te etnisë së tij, dhe folës i rrjedhshëm i gjuhës origjinale, prandaj humbja e tij bën të humbasin përgjithmonë shumë tradita e rituale të kësaj popullsie. Tashmë vajzat e tij janë martuar me anëtarë të fisit Uru-eu-wau-wau, një tjetër popullsi aborigjene e Amazonës.