Sipas raportit botëror të lumturisë, për të katërtin vit radhazi shteti më i lumtur në botë është Finlanda. Pas saj vjen Danimarka, Zvicra, Islanda dhe Holanda.
Sipas ekspertëve pozicionimi i vendit nordik kryesisht ka të bëjë me besimin e popullsisë tek komuniteti i tij, element që ka kontribuar në mirëqenien e personave.
Megjithatë në Finlandë reagimi ndaj pandemisë nuk ka qenë i kënaqshëm në krahasim me vendet e tjera Kryesisht për shkak të respektimit të masave anti-Covid nga qytetarët, si dhe kontrollet e pakta.
Të gjitha vendet nordike u renditën në 10 vendet e para të listës, ndërsa Estonia ishte e 28-ta dhe Rusia e 60-ta, nga 149 kombe.