Ata iu ankuan Bashës se pensioni që marrin nuk iu del, e kryedemokrati i premtoi se me ardhjen e tij në qeveri, pensioni do të rritet, madje 2 herë më shumë se sa rritja e çmimeve.
Gjithashtu Basha tregoi se edhe prindërit e tij nuk bëjnë dot pa ndihmën e fëmijëve, pasi me pensionin që marrin paguajnë vetëm drita-ujë dhe ilaçe.
Basha: Ju jeni pensionistë? Familjarët: Po. Basha: Sa merrni në muaj? Familjari: 100 mijë lekë të vjetra, 100 mijë lekë janë ilaçet. Basha: Unë i kamm prindërit të dy pensionistë, dhe e di fare mirë që ata sa paguajnë energjinë elektrike dhe ujin, ilaçe, nuk ju mbetet më asgjë. S’ju mbntetet më asgjë po nuk patën mbështetjen e fëmijëve dhe ky është realiteti i pensionistëve.
Ne nuk do bëjmë mrekulli, por rritja e pensionet do rritet me ne vit pas viti, sepse në këtë mënyrë do të keni më shumë para se sa rritja e çmimeve. Do i rrisim pensionet 2 herë më shumë se sa do rriten çmimet.