Ashurja është një ëmbëlsirë turke që është përgatitur prej kohësh në familjet shqiptare e që tashmë tregtohet dhe blihet me kënaqësi edhe në ëmbëltore. Megjithatë ju mund ta përgatisni në shtëpi për të marrë kënaqësinë e gatimit, por edhe për të pasur garancinë e shijes optimale.
Kjo është receta e plotë e ashures. Përbërësit: Për 4 persona, 300 gr grurë për ashure (grurë të rrahur)
100 gr sheqer të bardhë ose kafë, 100 gr arra, 100 gr bajame, 100gr lajthi, 50 gr rrush të thatë
3-4 fiq të thatë, 3-4 karafila
Disa kokrra shegë për zbukurim (sipas dëshirës), 2 lugë të vogla kanellë, 2-3 lugë niseshte (sipas dëshirës) Pak kripë. Hapat
1 Vendosim rrushin e thatë në një enë me ujë të ngrohtë për 15 minuta që të zbutet.
2. Lajmë mirë grurin dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë me rreth 2-2.5 l ujë derisa të zbutet plotësisht.
3. I shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë të shtrydhur nga uji i tepërt, fiqtë e thatë të prerë hollë, kanellën, karafilin dhe arrat e grira duke hequr mënjanë disa për zbukurim.
4. Në këtë moment, mund të lëmë që lëngu i ashures të trashet vetë duke rritur kohën e zierjes dhe duke e përzier vazhdimisht, apo të shtojmë pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë, për të reduktuar kohën e përgatitjes.
5. E lëmë në këtë mënyrë të ziejë edhe për pak minuta dhe e shpërndajmë ashuren në tasa duke e spërkatur sipër me pak kanellë, disa kokrra shegë dhe me arrat e mbetura.
6. E vendosim në frigorifer dhe e konsumojmë të ftohtë.