Blogu italian, dedikuar gatimit, dhe që numëron 1.2 milion ndjekës në Facebook, “Casa Pappagallo”, promovon një prej gatimeve më të njohura në vendin tonë, tavën e dhehut.
Teksa publikon recetën e gatimit, blogeri italian tregon se si u njoh me këtë pjatë. Sipas tij, kuzhina shqiptare nuk është shumë e njohur por ka mjaft të pabesueshme që duhen zbuluar patjetër, raporton Ora News.
“Receta që do të propozojmë më poshtë vjen direkt nga Ballkani. Është një pjatë shumë e shijshme që ndërthur përbërës të ndryshëm me origjinë shtazore që gatuhen në një tigan prej balte.
Në fakt, ky material lëshon një aromë të veçantë gjatë gatimit, gjë që e bën pjatën në fund shumë të shijshme.
Këtë recetë na e dha një mikesha jonë, Isma nga Tirana, që më shpjegoi hap pas hapi se si ta bëja sa më mirë. Kuzhina shqiptare nuk është shumë e njohur, por ka pjata të pabesueshme, të cilat duhet absolutisht të zbulohen“, thuhet ndër të tjera në blog.