Një modele e formave të bëshme thotë se dëshiron të rrisë të pasmet e saj deri në 130cm perimetër, pa bërë oper acione plastike, prandaj stërvitet në palestër prej orës 4 të mëngjesit si dhe ha me një dietë speciale.
Kjo sepse gruaja ‘b odybui lder’ ka si mision të krijojë “të pasmet natyrale më të mëdha në botë”.
Vanessa Ataides nga Brazil është e vendosur të shtojë format e saj harkore me stërvitje intensive të këmbëve dhe të pasmeve. 35-vjeçarja nga Brasilia, ha gjashtë vakte të mbushura me proteina në ditë me shpresë të krijojë sa më shumë muskuj.
Ajo tha për agjencinë Truly: “Dieta ime është specifike për rritjen e të pasmeve, në mënyrë që të kem të pasmet më të mëdha në botë. Unë ha shumë të bardha vezësh, mish e të tjera. Sapo mbaroj njërin vakt ngrënie mendoj për tjetrin”.
Vanessa thotë se është pranë arritjes së objektivit të saj: “Aktualisht masa e të pasmeve të mia është 126cm”.
“E kam nisur misionin tim që kur isha 24. “Nisa stërvitjen dhe u fiksova me rritjen e të pasmeve çdo ditë. Më pëlqen shumë vëmendja që marr me to. Kudo që shkoj kam vëmendjen e të gjithëve.”