Lajme

E shoqa i dha shpirt pasi lindi nga Covid/ I riu shqiptar ndihmohet nga kolegët e punës në Gjermani





Punonjësit e ndërmarrjes Odenwäller nga Bruchköbel afër Hanau-t kanë filluar një fushatë ndihme për një koleg të ri i cili ka përjetuar një tra gje di të rëndë familjare nga covid.

Shumë njerëz mbeten pa fjalë përballë një tra gje die të tillë dhe nuk veprojnë. Por jo edhe mbi 150 punonjësit e kompanisë Odenwäller nga Butterstadt, shkruan op-online.de. Për të ndihmuar një koleg të ri që u god it keq nga fati, këta punëtorë filluan një përpjekje të pa zakontë lehtësimi e ngushë llimi.

I riu nga Kosova (që këtu nuk i jepet emri, v.j.) humbi gruan disa javë më parë dhe mbeti i vetëm me një foshnjë të porsalindur. 30-vjeçari tashmë ka pas vetes javë shprese dhe dëshp ërimi. Fat keqësia filloi në fillim të vitit kur të dy prindërit u sëmurën nga virusi Nëna e ardhshme e re ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë në atë kohë.

Për fat të keq, rrjedha e sëmundjes për nënën e re qe e rëndë. Kjo ishte arsyeja pse foshnja u desh të lindte me pr erje ceza riane emergjente. Kjo ka ndodhur në fund të janarit. Djali i posalindur peshonte vetëm 980 gram dhe pas prerjes cezariane, nëna e re vihet në ko ma artificiale në mënyrë që të vazhdojë të marrë frymë.

Pavarësisht kujdesit të mirë mjekësor në Spitalin Universitar të Frankfurtit, gjendja e saj po për keqësohej dukshëm. Ajo ka qëndruar në ko ma për dy muaj dhe ka luf tuar me një numër të madh të komp likimeve. Të hënën (15 mars 2021) gruaja e re humbet luf tën dhe v d es pa e parë kurrë djalin e saj të vogël, i cili tani po zhvillohet mirë.





MË TË LEXUARAT

To Top