Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 4033 raste të reja me COVID-19 nga të cilët 15 janë identifikuar në pikat hyrëse të vendit fqinj. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 301103, nga të cilat 51.3% janë burra.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 55 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2401 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.
93 është numri i pacientëve që ndërruan jetë në spitalet COVID në Greqi për 24 orët e fundit, ndërkohë që në spitale janë 802 të int ubuar.