Hoxhë Shefqet Krasniqi, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, duke komentuar rolet gjinore sipas Islamit, ka deklaruar se kuzhina përgjithësisht është e grave dhe se do të duhej të kishte ndarje mbi baza gjinore të odave. Këto komente të Krasniqit ngjallën shumë reagime në shoqërinë kosovare.
Ndaj tyre reaguan politikanë, profesorë e anëtarë të shoqërisë civile, të cilët i cilësuan komentet e Krasniqit si des krimin uese ndaj grave.
Krasniqi në Debat Plus teksa shpjegonte rolet gjinore sipas Islamit dhe përshtatshmërisë së Kuranit me botën bashkëkohore, tha se “përgjithësisht grave u takon kuzhina”.
“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”, tha imami Krasniqi.
Për hoxhën Drilon Gashi këto deklarata dis krimi nuese të Krasniqit janë të vjetëruara ngase Zoti thotë në Kuran se gruaja dhe burri janë krijuar të barabartë.