Për kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli ishte fat i madh që gjatë situatës së vështirë të tërmetit vendi pati në krye të qeverisë Edi Ramën.
Gjatë një takimi elektoral në Kamëz, me prani edhe të kryeministrit, Suli tha dora e Edi Ramës është si dora e Zotit që mbajti fjalën për gjithçka.
“Një votë është dhe duhet vlerësuar si medalje ari. Ishte fat që Shqipëria pati në këtë situatë Edi Ramën. Është ndjerë dora e Edi Ramës si dora e Zotit që mbajti fjalën për gjithçka që u dëmtua nga tërmeti. Pak kilometra na ndajnë, 280 apartamente që ato familje marrin bonusin e qirasë.