Leximi

Njihuni me vajzën nga Italia që la vendin e saj: Jam dashuruar me Shqipërinë, kam mësuar gjuhën tuaj nuk iki më





22 vjeçarja italiane, Ilaria Paoli, prej 5 vitesh jeton në Tiranë. Ishte dashuria, ajo që e largoi Ilarian nga familja dhe vendi i lindjes.

Ajo thotë se nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria. Planet e saj për të ardhmen janë të qarta, do të marrë pasaportën shqiptare dhe më pas do të hapë biznesin e saj, për fotografinë.

Pyetje: Në vitin 2016 Ilaria Paoli, la Italinë për një jetë në Shqipëri përse? Paoli: Unë jam dashuruar me një djalë shqiptar.

Pyetje: Kur ke ardhur për herë të parë në Shqipëri, cili ishte impakti i parë që të la ky vend?

Paoli: Në vitin 2014 erdha me bashkëshortin me pushime për festat e fundvitit, më pëlqeu kaq shumë. Unë jam nga veriu i Italisë, dhe njerëzit janë shumë të ftohë, ndërsa këtu të gjithë të afrojnë. Kjo gjë më pëlqeu shumë.

Pyetje: Si e sheh të ardhmen tënde? Paoli: Pasioni im është fotografia, do të hap biznesin tim në Tiranë pikërisht për këtë gjë.

Pyetje: Ku e ke mësuar kaq mirë gjuhën shqipe? Paoli: Kur erdha në Shqipëri isha 17 vjeçe, 2 vitet e para punoja në call center, kjo gjë nuk më ndihmoi të mësoja shqip. Kur lashë punën qëndrova në shtëpi, kushërira e bashkëshortit tim ishte 3 vjece dhe me të mësova të flas shqip.





MË TË LEXUARAT

To Top