Lajme

U tha pacientëve të moshuar dilni jashtë se më ka mbaruar orari i vizatave, raportohet se mjeku shqiptar është në gjendje të rëndë pas shoqërimit





Mjeku Ibrahim Hoti është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në Podujevë, që prej mëngjesit të së premtes.

Mjeku Hoti shtrihet në Qendrën Emergjente të Podujevës

Sipas kryesindikalistit në QKMF-në e Podujevës, Sheqir Maliqi, gjendja e tij është e rëndë. Shkak për gjendjen e tij janë bërë edhe shqe tësimet e fundit.

Hoti u a rre stua të enjten pasi refuzoi t’u japë ndihmë disa qytetarëve në QKMF-në e Podujevës, ndërsa edhe u suspendua nga puna.

Punëtorët shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë protestuar kundër suspendimit dhe arre stimit të pulmologut Ibrahim Hoti, i cili kishte refuzuar t’u ofrojë shërbime dy të moshuarve pas orarit të punës.

Ata kanë filluar protestën para QKMF-së, ndërsa kanë marshuar fillimisht para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Podujevë.

Gjatë kohës së protestës, nuk janë ofruar shërbime shëndetësore. Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se sjellja e mjekut nuk ka qenë e mirë, porse kjo po ndodhë për shkak të ngarkesës së madhe që kanë punëtorët shëndetësorë pas vakumit që është krijuar me shkuarjen në specializim të disa mjekëve.





MË TË LEXUARAT

To Top