Lajme

Kanë mbi një vit pa punë pa Covid-19, Xeni: Politikanët po mbledhin nga 1 dhe 2 mije veta dhe ne nuk na lënë të këndojmë në dasma





Këngëtari i njohur shqiptar, Shkelzen Jetishi – Xeni, ka reaguar në lidhje me masat e shtrënguara të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e organizimeve në masë si dhe mos-lejimin e gastronomisë të punojnë në formën normale.

Xeni vjen me një befasi për fundvit! – AktivPress

Në një takim të zhvilluar nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë, këngëtari nga Gjakova ka marrë fjalë, duke kritikuar Qeverinë që nuk po i lejojnë organizimet e dasmave, ndërkohë që për vete mbajtën fushata me numër të madh njerësish.

“Zotërinj nga partitë politike që përfaqësojnë popullin i kanë future deri në 100 e 2000 mijë vetë e neve nuk ka lejojnë jo 500 po 200 ose 150 vetë. Unë jam pjesë e juaja edhe në pjesën e sallës së dasmave, i përkas një subjekti i cili është pa asnjë të ardhur që 500 ditë. I mbështes ato kërkesa që i keni vendos ju, tek personat që ju i përmendet”, ka thënë Xeni.

Tutje, ai ka shtuar se në Kosovë po punohet me standarde të dyfishta, duke potencuar se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.

“Unë mendoj që duhet të punohet me një standard e jo me dy standard. Jemi dëshmitar që në këtë sallë i zënë mesatarisht 500 persona. Ndërsa ata i mbushnin salla me nga 2 mijë persona. Shumë e padrejtë”, ka shtuar ai.

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe këngëtari tjetër i njohur, Afirm Muçiqi, i cili në vazhdimësi ka krijuar nga organet qeverisëse që të lejojnë mbajtjen e dasmave.

Xeni from Albania | Popnable





MË TË LEXUARAT

To Top