Lajme

Ishte e bukur si drita/ 20-vjeçarja e shpallur si një ndër vajzat më të bukura në jetë humb jetën nga sëmundja e ligë





Finalistja britanike e Miss Universe vd es pas betejës me sëmundjen e rrallë në moshën 20-vjeçare. Një finaliste e konkursit të bukurisë Miss Universi ka vd ekur kësaj jave në Britani pas betejës me një gjendje të rrallë shëndetësore.

Finalistja e “Miss Universe” ndërron jetë në moshën 20-vjeçare, vuante nga  sindroma e rrallë

Studentja Saarah Ahmed vu ante nga sindroma Ehler’s Danlos (EDS), një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendonët, ligamentet, enët e gjakut, organet e brendshme dhe kockat.

E reja vd iq të enjten pasi përdori platformën e saj sociale për të folur mbi sëmundjen.
Nëna e saj krenare Shefaly Begum thotë se tashmë dëshiron të vazhdojë misionin e Saarah për të njohur më shumë njerëzit me sëmundjen EDS.

Saarah, nga Carlisle, studionte sociologji e psikologji në shkollë të mesme. Shefaly tha: “Saarah ishte e vendosur të ndërgjegjësonte njerëzit për paaftësitë e fshehura të çrregullimit EDS. Kjo ishte motivimi i saj kryesor për arritjen e finaleve të Miss Universe në Britani. Ajo ishte një person i mrekullueshëm, e ditur dhe e kujdesur, dëshironte të shkonte në universitet për të studiuar neurologji, për të ndihmuar njerëz të tjerë”.

Mit 20 Jahren: Miss-Universe-Anwärterin ist gestorben | Promiflash.de





MË TË LEXUARAT

To Top