Presidenti Ilir Meta në një ndërhyrje direkte me Çim Peka Live, i është përgjigjur kryeministrit Rama që ti thërrasë mendjes dhe të mos prekë votën e shqiptarëve dhe të derdhë gj akun e tyre.
Thirrja e Presidentit erdhi pas ngjarjes së ndodhur në Kavajë ku u pl ag os një simpatizant i PD-së dhe reagimit të Ramës ku i bënte thirrje Metës të mos e pol itizonte ngjarjen.
Tani unë po iki në Kavajë dhe i kam ftuar të gjithë të ruajnë qetësinë. Po mbajmë shënim të gjithë emrat e tyre që kanë shkaktuar incidentin në Kavajë.
Pol icia ti lejë përrallat për motive të dobëta. Dy netë më parë u krijua një pë rplasje edhe në Sauk me njerëz të dërguar nga Bashkia e Tiranës, dhe nuk u bë zhurmë pasi i këshillova që të ruanin qetësinë.
Po tani ngjarja sot në Kavajë është një provokim i qartë. Ne e dimë se sa ka vuajtur Kavaja me banditët me 6 emra që ua ka vendosur në kurriz Rama.
Unë i them, Edi Rama hiq dorë nga prekja e zgjedhjeve. Edi Rama do japësh llohari për çdo pikë gjaku shqiptari dhe nuk do të të vlejë kartela shëndetësore. Edi Rama mblidh mendjen! Respekto kodin zgjedhor sepse nuk është shaka.