Kryeministri Edi Rama ka komentuar fotografitë me familjen e tij në “E diell”, ku nuk ka hezituar të përmendë edhe historinë e patronazhistëve.
Rama bëri një batutë për vajzën e Lindës duke thënë se doli e lëkundur. Ndërsa për partneren e tij zbuloi se i kujton nënën përmes aromës dhe shijes të asaj që gatuan.
“Rea tek kjo historia e patronazhistëve del e lëkundur. Linda kujdeset që herë pas here ne të bëjmë këtë gjë dhe është vërtetë shumë e këndshme se janë personazhe me humor të gjithë. Darkat janë me humor të gjitha falë humorit të Gregut, të Zahos dhe Reas.
Kam pas gatuar shumë por tani është komplet fusha e Lindës, ka pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme me time më. Ndonjëherë për ta ngacmuar Lindën thoja që Aneta është e paarritshme, por një nga gjërat e jashtëzakonshme që bën është se ma kujton time më përmes aromës dhe shijes së asaj që gatuan”, tha Rama.