Lajme

Arrihet marrëveshja për aeroportin e Vlorës, Pacolli krah Ramës: Jam shumë i lumtur që do punoj për vendin tim





Sot u nënshkrua kontrata për Aeroportin e Vlorës, që do të ndërtohet nga konsorciumi pjesë e të cilit është edhe politikani Behgjet Pacolli.

Edi Rama e përzë edhe Behgjet Pacollin nga Shqipëria

Biznesmeni Pacolli dhe kompania e tij, Mabetex Group do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës në bashkëpunim me kompaninë Yda Group.

Ky bashkim i dy kompanive të regjistruara në Zvicër janë shpallur më 5 mars fituese nga kompania shqiptare dhe do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti.

“Vlora është një rast jashtëzakonisht i mirë, për mua dhe partnerët e mi. Do të jemi krenar me këtë vepër që do bëjmë, në vendin ku më rëndon koka, që këtë e bëj për popullin tim dhe me njerëzit që kanë kontribuar për një Shqipëri evropiane. Ne do ia dalim, dhe nuk mbete asgjë tjetër veçse të nisim punën”, tha Pacolli.

Edi Rama: Rrofsh e qofsh me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do zemra o Behgjet Pacolli





MË TË LEXUARAT

To Top